34.5 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Video/ Policia e Vlorës ekzekuton 11 masa sigurie për pjesëtarët e grupit kriminal që shiste drogë

Policia e Vlorës ka ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për anëtarët e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, në Sarandë dhe Delvinë. Gjatë operacionit, janë arrestuar shtetasit Mili Hamzaj, Evinio Hamzaj, Fatjon Abazi, Osmën Abazi, Xhuljan Meçani, Stelio Meçani, Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi, ndërsa Algert Caushi u arrestua në kushtet e flagrancës.

Në operacion, policia ka sekuestruar 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet kriminal, që arrin në 40,000 euro, 2,980 dollarë, 260 paund dhe 1,940,000 lekë.

Grupi kriminal akuzohet për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, kryer në bashkëpunim. Hetimet për këtë aktivitet vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e të tjerë individëve të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

8 qytetarë bllokohen mes dy rrjedhave të Drinit të Zi/ Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundon...

0
Dibër – Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar mbrëmjen e 9 gushtit në lumin Drin i Zi, ku 8 qytetarë kishin mbetur të bllokuar mes...

Sezoni i ri, histori e vjetër për Brojën/ Sulmuesi shqiptar mbetet jashtë grumbullimit, sinjalet...

0
Angli – Sezoni i ri duket se po nis me të njëjtat probleme për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka humbur nga radarët...

“The Odyssey” thyen rekordin e Christopher Nolan/ Filmi kalon 1 miliard dollarë dhe bëhet...

0
Hollywood – “The Odyssey” ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime globale, duke u bërë filmi më i suksesshëm komercial në karrierën...

Debutim ëndrrash për Taulant Seferin në Turqi/ Sulmuesi shqiptar shënon pas vetëm 9 minutash...

0
Turqi – Taulant Seferi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në futbollin turk, duke gjetur rrugën e...

Roja I sigurisë gjendet i pajetë në resort në Hawaii/ 20-vjeçari i dyshuar u...

0
Hawaii – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maui-n, ku një roje sigurie u gjet i pajetë në një resort plazhi. Mediat e huaja raportojnë...