11.5 C
Tiranë
Saturday, February 7, 2026
spot_img

Operacioni “Neonët 4” në Shkodër: 300 bimë kanabisi në Velipojë, arrestohet 22-vjeçari dhe një punonjës i OSHEE-së

Strukturat e DVP Shkodër kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Neonët 4”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me anë të llambave. Me këtë fazë, shkon në shtatë numri i ambienteve të zbuluara dhe të goditura gjatë operacionit.

Gjatë aksionit, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, i cili kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin dhe tharjen e kanabisit. Po ashtu, u ndalua shtetasi R. V., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim, nisi procedimi penal për dy punonjës të OSHEE-së, shtetasit A. U., 50 vjeç, dhe Gj. T., 59 vjeç, të dy banues në Velipojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Një punonjës tjetër i OSHEE-së u arrestua.

Nga kontrollet në banesën e përshtatur për veprimtari kriminale u sekuestruan 308 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 85 gramë kanabis i tharë, 122 pajisje elektrike për kultivim, 4 telefona celularë. Ndërsa në banesën e R. V. u gjetën dhe sekuestruan 3 llamba dhe një përforcues grushti.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Shkodër në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, të mbështetur nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Angli: Miss Faversham 2022 humb jetën në aksident me makinë

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pas një...

Biznesmeni italian humb jetën pas operacionit për zvogëlim stomaku në Tiranë

0
Një biznesmen italian, Massimo Ferro, 54 vjeç, ka ndërruar jetë vetëm 3–4 ditë pas një operacioni për ngushtimin e stomakut në spitalin privat Trita...

Katër viktima dhe tre pacientë për transplante mëlçie në Kaliforni nga “Kapela e Vdekjes”

0
Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kërkojnë transplante mëlçie në Kaliforni pas konsumimit të kërpudhave të egra të njohura si “kapela...

Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane të derrave në 2026

0
Autoritetet koreano-jugore kanë identifikuar rastin e tetë të murtajës afrikane të derrave (ASF) këtë vit, duke nxitur masat e asgjësimit të derrave të prekur....

Hetim në Francë për Jack Lang dhe vajzën e tij, lidhje të dyshuara me...

0
Autoritetet franceze kanë hapur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, dhe vajzës së tij Caroline, për pastrim parash dhe evazion fiskal,...