10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni policor ‘Knock Out 4’ parandalon krime të rënda në Vlorë

Operacioni policor i koduar “Knock Out 4” në Vlorë ka parandaluar ngjarje të rënda kriminale, duke ndaluar përdorimin e armëve zjarri dhe minave me telekomandë. Gazetari Sokol Bregu, në një intervistë televizive, shprehet se krimi i organizuar në Vlorë ka hequr dorë nga shpërthimet me C4, duke e vlerësuar si një dukuri shqetësuese. Ai shton se eksplozivët janë lëndë të rrezikshme dhe shkaktojnë tronditje në opinionin publik. Bregu gjithashtu thekson rrezikun e vrasjeve me eksplozivë dhe shqetësimin për armët e vjedhura, të cilat janë pjesë e historive të dhunshme kriminale.

Tre operacionet e para kanë qenë me një numër të lartë minash me telekomandë i treti ishte me 6 i dyti kishte një sasi të madhe dhe e para ishte që dy të rinj do e çonin direkt në Himarë për të ekzekutuar dikënd. Në Vlorë krimi i organizuar kishte kohë që kishte hequr dorë nga shpërthimet me C4.

Kishte paralajmërime me gjëra të tilla, por vitin e kaluar u pa një tendencë donin të kryenin një ekzekutim, grupi i parë u kap, i dyti dhe treti po ashtu dhe ky i katërti u kap dhe prandaj policia e ka quajtur Knock Out 4”. Ka kriminalitet të lartë dhe do përshëndetur fakti se këto lëndë eksplozive që japin një tronditje në opinion publik dhe mina me donator që përdoren në Shqipëri janë të frikshme sepse kur realizohet krimi tronditin të gjithë vendin ku ndodhet.

Vrasja e fundit me c4 mos të harrojmë daton para 18 muajsh afër tv sonë në autostradë, një vrasje që më pas vazhdoi në zinxhir hakmarrjesh dhe duket se do vazhdojë sepse duket në hakmarrje mes dy grupeve që dikur kanë qenë miq.

Eksplozivi ëhstë shumë i rrezikshëm për mënyrën se si krimet ndodhin me eksploziv. Mua nuk më shqetësojnë gjetja e katër armëve të zjarrit, por ato targat e vjedhura më shqetësojnë sepse ato janë më të rëndësishëm në këtë histori pasi janë mjet për të kryer një vrasje.”. tha Bregu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...