29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Detaje të rënda/ Altin Çoku i bëri presion kushërirës: Do të të djeg vëllain po…

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kamëz, ku një 27-vjeçare, e identifikuar si Sibela Abedini vdiq në rrethana ende të paqartësuara plotësisht.

Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia. Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.

Çoku ka qenë i arrestuar më parë edhe në vitin 2009 pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i ka bërë presion asaj se do i digjte vëllanë nëse nuk do kryente marrëdhënie seksuale me të.

Po kryen dhe verifikime të tjera mbi Çokun pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një tjetër rast të ngjashëm me Sibela Abedinin por këtë herë në Laç. Dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Ndër të tjera, sa i takon ngjarjes së rëndë policia e Tiranës njoftoi të hënën se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, here për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.

Në një rrethanë ende të pasqaruar, ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...