19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Operacioni policor “Tranzit”/ Kapet çifti Vlonjat shisnin mallra të kontrabanduara

Policia e Vlorës ka ndërmarë një operacion ku kanë sekuestruar veshje dhe çanta të kontrabanduara me vlerë prej 25,000 euro, të cilat nuk kishin fatura tatimore shoqëruese ose deklarata doganore për origjinën e tyre.

Në këtë operacion, është arrestuar një 34-vjeçar me iniciale A. L., ndërsa bashkëshortja e tij është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas 3 javësh hetime, operacioni policor i koduar “Tranzit”.

Magazinonin mallra të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, vihet në pranga 34-vjeçari, punohet për kapjen e bashkëpunëtores së tij.

Sekuestrohen mallra (veshje, çanta) të kontrabanduara, me vlerë 25 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. L., 34 vjeç, banuese në Vlorë, dhe u shpall në kërkim shtetasja E. B., 29 vjeç, banuese në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...