14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Opozita braktis seancën: “Mazhoranca mohoi ngritjen e dy komisioneve hetimore”

Seanca plenare e sotme u shoqërua me tension pasi Partia Socialiste vendosi të mos ngrinte dy komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, për çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit.

Si pasojë, deputetët e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, braktisën sallën e Kuvendit.

Berisha akuzoi qeverinë për pengimin e hetimit të skandalit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, duke theksuar se në dosjen për Shqipërinë përmendet 13 herë emri i kryeministrit Edi Rama, përfshirë edhe pagesa prej 220 mijë dollarësh që sipas opozitës lidhen me veprimtari korruptive.

Kreu i PD-së kritikoi gjithashtu qeverinë për “zhvlerësimin” e zgjedhjeve të 11 majit përmes shkeljeve të ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.

“Pseudo-mazhoranca në mënyrën më antikushtetuese i mohoi opozitës të drejtën më themelore, kushtetuese, për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar. Kjo e drejtë e pakicës është patjetërsueshme dhe nuk mund të preket,” tha Berisha, duke i cilësuar vendimet e mazhorancës si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe pengesë për transparencën parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...