20.2 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Çuçi kundër Komisionit Hetimor “McGonigal”: “Nuk plotësohen kriteret ligjore”

Gjatë seancës në Kuvend mbi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e veprimeve të zyrtarëve shqiptarë lidhur me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, ministri Çuçi u shpreh se propozimi i opozitës nuk përmbush kriteret ligjore.

“Objekti i paraqitur nuk ka asnjë alternativë të propozuar hetimi dhe nuk identifikon fusha të tjera brenda të njëjtës tematikë. Ndërtimi formal i objektit nuk mjafton për të justifikuar thirrjen e një komisioni hetimor,” tha Çuçi.

Ai theksoi se ngritja e komisioneve hetimore kërkon të dhëna konkrete apo indicie të mjaftueshme për shkeljen e ligjit nga organet shtetërore, subjektet publike ose zyrtarët shtetëror, dhe se në këtë rast nuk provohet ekzistenca e ndonjë vendimmarrjeje apo akti të manipuluar në funksion të marrëdhënieve me McGonigal.

Çuçi shtoi se Kuvendi nuk ka kompetencë për të hetuar çështje që kanë ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë: “Kushtetuta e përcakton qartë se komisionet hetimore janë instrumente kontrolli mbi institucionet shqiptare. Kjo çështje ka ndodhur dhe është gjykuar në SHBA.”

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën për bllokim të hetimeve: “Ne e kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës citohet emri i Edi Ramës 13 herë. Ju po shkelni Kushtetutën dhe bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën.”

Berisha theksoi rëndësinë e hetimit parlamentar për skandalin ndërkombëtar që përfshin McGonigal dhe zyrtarë shqiptarë, duke e cilësuar një çështje ende të pazbardhur dhe me dimensione të gjera për institucionet e vendit.

Kërkesa e PD-së u hodh poshtë nga mazhoranca, duke i dhënë fund diskutimit për këtë çështje në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...