10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Orkideja misterioze që fertilizohet vetë: Zbulimi i habitshëm i shkencëtarëve

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka mahnitur botanikët në mbarë botën! Orkideja e rrallë “Stigmatodactylus sikokianus”, e cila rritet në errësirë dhe në vende të izoluara, ka një mënyrë unike të riprodhimit, e panjohur deri më tani në botanikë.

Kjo orkide misterioze, e zbuluar për herë të parë në Japoni në vitin 1889 nga Tomitaro Makino, ka intriguar studiuesit për më shumë se një shekull për shkak të një “shtojce” të pazakontë që ngjan me një gisht të vogël. Deri vonë, shkencëtarët nuk kishin asnjë ide se cili ishte funksioni ekologjik i kësaj strukture të veçantë.

Eksperimenti që zbuloi misterin

Pas një sërë eksperimentesh dhe vëzhgimesh të kujdesshme, studiuesit arritën në një përfundim befasues: Këto orkide janë vetë-fertilizuese!

Tre ditë pas lulëzimit, “gishti” i lules bie dhe prek anterën, duke mundësuar vetë-plluhurosjen e saj. Ky mekanizëm i jashtëzakonshëm riprodhues nuk është parë më parë në asnjë specie tjetër bimore.

Një përshtatje e veçantë për mbijetesë

Duke qenë se kjo orkide rritet në zona ku mungojnë insektet pllenues dhe ndriçimi është minimal, vetë-fertilizimi mund të jetë një strategji unike mbijetese. Ky zbulim mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si orkidetë përshtaten në mjedise sfiduese, si pyjet e dendura me ndriçim të ulët.

A është ky një mekanizëm evolutiv për të siguruar vazhdimësinë e specieve në kushte të vështira? Shkenca është ende duke e eksploruar këtë mister të botës së bimëve!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...