10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Ose hiq denoncimin ose jetën tënde kaq”, e reja u përdhunua në Vlorë tregon kur familjarët e autorve e takuan

26-vjeçarja nga Vlora tregon se në spital ishte kërcënuar nga nëna e një prej personave të përfshirë në ngjarje, në mënyrë që ajo të mos bënte denoncimin.

Rëfimi i Vajzës D…:


Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me O.T. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë.
Ka ardhur njëra prej mamave, ka ardhur mamaja e A.C.Ndërkohë kur unë kam dalë nga narkoza, nga këto te gjitha, kam qenë shumë pak në gjendje. Kanë ardhur atje, më kanë prekur kështu D… D… D…më njeh? ‘Jo’ i kam thënë, ‘nuk të njoh’. ‘Jam mamaja e A’…ka thënë, ‘jam mamaja e njërit prej shokëve të tu’. ‘Po’ i thash unë… ‘Ke bërë një akuzë, ke denoncuar djalin tim A… e njeh A?…’ më tha mua, ‘A… është shoku O…’. ‘Po’ i thash ‘e njoh’. Më tha mua ‘duhet të heqësh denoncimin sepse ti do dalësh nga ky spital, mos sot, nesër do dalësh’. ‘Po’ i thash. ‘Edhe ai’-tha- ‘mund të dalë nga burgu, por ai ka shoqëri pas’ tha, ‘po’ i thash unë. ‘Atëherë duhet të marrësh masa, ose hiq denoncimin ose jetën tënde kaq’… ‘Ok’ i thash unë. ‘Unë nuk të njoh’ ty i thash. ‘Ai ka një gocë. E pret një fëmijë në shtëpi’. ‘Ti ke bërë një krim shumë të rëndë tha se ke denoncuar për një prind që ka një fëmijë 7 muajsh në shtëpi’ tha dhe ‘po e pret dhe mund të maresh masat për këto gjera’. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…ndërkohë të njëjtin presion ka bërë edhe shoku…
Janë dhënë dy dëshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat dëshmi, ndërkohë që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr, varet në çfarë gjendje e kanë marr ata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...