Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Osmani shkruan se terroristët serbë nuk e zmbrapsin Kosovën, vetëm forcojnë vendosmërinë e tyre në misionin fisnik.
“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme”- shkruan Osmani