10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Paketa anti-krizë për pjesën e mbetur të 2022/ Ibrahimaj: 6,1 miliardë lekë për të përballuar rritjen e çmimeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në një mbledhje të komisionit të financave ditën e sotme, ka prezantuar masat e paketës anti-krizë e cila do të jetë në fuqi për pjesën e mbetur të vitit 2022.

Ibrahimaj zbuloi se paketa anti-krizë përmbante 6,1 miliardë lekë të cilat do të kenë si që llim përballimin e rritjes së çmimeve.

Delina Ibrahimaj: Është përgatitur skenari i rishikimit të dytë të buxhetit për vitin 2022 për të mbështetur sektorët e impaktuar nga kriza. Ky rishikimi i bxuehtit ka synim shtrirjen e paketës financiare me qëllim përballimin e mëtejshëm të rritjes së çmimeve, me kosto 6.1 mld lekë. Mbështetur në vlerësimin e ecurisë së deritanishme paraqesim propozimet konkrete për rishikimin e buxhetit.

Ky akt normative parashikon një rritje reale ekonimike me 3.2%. Gjasat janë që rritja ekonomike në vitin 2022 të jetë më lart se 3.2%. Presim të dalin të dhënat e tre mujorit të dytë për rritjen ekonomike dhe punësimin. Rritja në tremujorin e parë ishte në nivelin 6%. Nga ana tjetër, rritja ishte shpërndarë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Kontributin kryesor e kishte ndërtimi. Treguesit tregojnë për rritje në tremujroin e dytë, dhe në muajin e parë të tremujorit të tretë. Është një rritje e ndikuar jo vetëm nga rritja e çmimeve por edhe nga rritja e treguesve ekonomikë.

Akti normativ parashikon disa ndryshime kryesore të politikës fiskale. Mundëson një rritje totale. Janë alokuar fonde për ndihmat sociale. Për kompensimin pjesërisht për inputet kryesore në investimet publike. Janë mundësuar alokime të tjera për nevoja emergjence që mund të dalin gjatë vitit.

Ky akt normativ redukton defiçitin buxhetor. Nisur nga lufta në Ukrainë, reduktimi me i ligj i defiçitit buxhetor për ruajtjen e financave publike dhe stabilitetin makro ekonomik të vendit gjykoj se është në interesin më të mirë të publikut në tërësi.

Në këtë akt normative është bërë një reduktim i tavanit të deficit buxhetor me 17 mld lekë. Borxhi publik total për këtë vit pritet të ulet në krahasim me vitin e shkuar. Ky tregues do të jetë i ndikuar nga variabla të tjerë makro ekonomikë. Ky akt normative parashikon një rënie të të ardhurave. Ndryshimet e propozuara do të shërbejnë për qëndrueshmërinë e ekonomisë deri në fund të vitit 2022.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...