8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Paloka: “Bisedimet nuk kanë filluar me zotin Bardhi, kanë filluar përpara me përfaqësues të tjerë”

Edi Paloka, i cili ka qenë edhe i mandatuar i Sali Berishës për të negociuar me Gazment Bardhin me qëllim bashkimin e PD ka treguar prapaskenat nga  fillimi i negociatave deri në dështimin e tyre.

Sipas Palokës, pikat që u prezantuan nga pala tjetër ishin kushte, ndërkohë që siç pretendon ai, pala e Berishës nuk ka vendosur asnjë kusht, përveç primareve.

Paloka po ashtu tregoi se para Gazment Bardhit ka diskutuar edhe me persona të tjerë, me të cilët ka kontaktuar më parë për të arritur në një marrëveshje finale.

“Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eliminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-së, nga një vit sakrificash, kërkohej eliminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime.

Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t’i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë hiç.

Po ju them sot që bisedimet nuk kanë filluar me zotin Bardhi, kanë filluar përpara me përfaqësues të tjerë. Nuk po e them emrin përderisa ai nuk dëshiron të bëhet publik.

Vullneti për primaret nuk është diskutuar, para se të shpallnim zyrtarisht bisedimet.

Do ju them edhe diçka tjetër, që nuk është as në statut. Unë vetë i kam ofruar që në rast kur ne shohim që kemi një kandidat shumë të mirë, që mund të jetë i asaj pale dhe kjo situatë konfliktuale e krijuar në këto momente mund ta pengonte të kandidonte, i ofrova edhe mbështetje publike këtyre kandidatëve. Gjatë primareve mund të dilja unë apo dikush tjetër për ta mbështetur publikisht kandidatin që do të donim që të fitonte duke shkelur etikën ndaj kandidatëve të tjerë. Pra janë bërë edhe oferta të tilla gjatë kësaj kohe”, u shpreh Paloka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...