6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Pamje të reja nga ekzekutimi i Klaudio Prendit: Hetimet zbulojnë pista të reja

Një video e re 16-sekondëshe ka dalë në dritë nga momenti i ekzekutimit të Klaudio Prendit, 28-vjeçarit dhe djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi. Në pamje shihet viktima duke u futur në automjetin e tij tip “Mercedes Benz G-Class”, kur një automjet tjetër, tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, ndalon pranë tij. Autorët hapin zjarr me një breshëri plumbash dhe më pas largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës së së hënës në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, pak pasi viktima kishte dalë nga një lokal. Autorët, pas krimit, dogjën automjetin e tyre, një “Audi” që sipas policisë ishte vjedhur një vit më parë në zonën e Liqenit Artificial.

Policia e Tiranës ka zgjeruar pistat e hetimit, duke përfshirë hipotezat e dhënies së parave me fajde, basteve sportive dhe lidhjeve të dyshimta me aktivitete jashtë vendit. Burime nga grupi hetimor sugjerojnë se konflikte të mundshme për borxhe të papaguara ndaj personave që kanë fituar shuma të mëdha në baste mund të kenë çuar në këtë krim të rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve, autorët e vrasjes nuk janë identifikuar ende. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen dhe për të ndjekur të gjitha provat që mund të çojnë në zbulimin e përgjegjësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...