12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Një akt sulmi politik ndaj opozitës”, Reagimi i Bardhit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Sali Berishën

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shprehur qëndrimin e tij mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kryedemokratin Sali Berisha, duke theksuar se masa e arrestit në shtëpi është antikushtetuese dhe e panevojshme.

Sipas Bardhit, Berisha ka mbrojtur Kushtetutën dhe precedentët e vendosur nga Kuvendi në raste të mëparshme, si rasti “Tahiri”, ku u autorizua prokuroria për masa më të lehta sigurie si “detyrim paraqitje” apo “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Kam një qëndrim thelbësisht të ndryshëm me Gjykatën Kushtetuese për nevojën e autorizimit nga Parlamenti kur kufizohet liria e lëvizjes së një deputeti. Megjithatë, vendimi i djeshëm konfirmon atë që kam thënë prej fillimit: masa e arrestit në shtëpi ndaj Sali Berishës është e panevojshme, joproporcionale dhe antikushtetuese. Nëse ‘ndalimi i daljes jashtë vendit’ është konsideruar i panevojshëm dhe joproporcional, atëherë masa më e rëndë e arrestit në shtëpi është shumëfish më e tillë,” shprehet Bardhi.

Ai theksoi se masat e sigurimit nuk duhet të trajtohen si ndëshkime, pasi në fazën e hetimit çdo individ prezumohet i pafajshëm. Sipas tij, këto masa nuk duhet të pengojnë një të zgjedhur që të ushtrojë mandatin e tij kushtetues.

Në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bardhi i kërkon SPAK-ut dhe GJKKKO-së të revokojnë menjëherë masën e arrestit në shtëpi ndaj Berishës, duke e cilësuar atë si pengesë antikushtetuese për aktivitetin politik të kryetarit të opozitës dhe si ndërhyrje brutale ndaj demokracisë.

“326 ditë pengesë janë të mjaftueshme për të mos lejuar që kjo të vazhdojë më tej. Çdo vonesë e mëtejshme do të përbënte një ndërhyrje flagrante ndaj barazisë së palëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe një akt sulmi politik ndaj opozitës,” përfundon Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...