4.5 C
Tiranë
Saturday, February 21, 2026
spot_img

Pamjet e largimit pas krimit në ish-Park, në kërkim 40-vjeçari Gazmend Buçpapa për vrasjen e Egli Pashollarit

Janë publikuar pamje nga momenti kur Gazmend Buçpapa largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në kryeqytet, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Egli Pashollari.

Fotoja, është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe tregon 40-vjeçarin teksa ecën i qetë në krah të bashkëshortes.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, autori i dyshuar kishte mbërritur rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market pranë vendit të ngjarjes. Pasi ajo ka hipur në automjet, ai ka vënë re në distancë të riun, i cili shoqërohej nga një mik i tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin, pasi bashkëshortja e tij kishte shprehur më herët shqetësime për ngacmime të pretenduara. Në këto rrethana, ai ka zbritur nga makina dhe është përballur me 31-vjeçarin, duke e goditur me mjet prerës disa herë. I riu ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori ka lëvizur me automjetin e tij tip “Audi”, të cilin e ka braktisur pak metra larg, ndërsa më pas është larguar me taksi së bashku me bashkëshorten. Policia ka sekuestruar mjetin dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Selam Harrizi: Franca pa qëndrim të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

0
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Harrizi, ka komentuar këtë të shtunë në një emision televiziv me Franko Egro mbi qasjen e Francës lidhur me...

Kaos në aksin Prrenjas–Librazhd, qytetarët të bllokuar me orë të tëra pa informacion një...

0
Situatë dramatike paraqitet në aksin Prrenjas – Librazhd, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra, pa një informacion të qartë...

Senada Mehmeti: “Protesta është vetëm maja e ajsbergut, synojmë një shtet të ri me...

0
E plagosur me plumb gome gjatë protestës së 20 shkurtit, pedagogia Senada Mehmeti ka rrëfyer në një emision televiziv momentet e mbrëmjes së tensionuar,...

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone, instaloni iOS 26.3

0
Gjiganti teknologjik Apple ka nxitur përdoruesit e iPhone të përditësojnë menjëherë sistemin e tyre operativ në versionin e ri iOS 26.3 për shkak të...

Shpallen 5 finalistët e Big Brother VIP Kosova 4, finalja më 27 shkurt

0
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka hyrë zyrtarisht në fazën finale, ndërsa janë konfirmuar pesë banorët që do të garojnë për...