28.8 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Pamjet e largimit pas krimit në ish-Park, në kërkim 40-vjeçari Gazmend Buçpapa për vrasjen e Egli Pashollarit

Janë publikuar pamje nga momenti kur Gazmend Buçpapa largohet së bashku me bashkëshorten e tij nga zona e ish-Parkut në kryeqytet, pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Egli Pashollari.

Fotoja, është fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë dhe tregon 40-vjeçarin teksa ecën i qetë në krah të bashkëshortes.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, autori i dyshuar kishte mbërritur rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market pranë vendit të ngjarjes. Pasi ajo ka hipur në automjet, ai ka vënë re në distancë të riun, i cili shoqërohej nga një mik i tij.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin, pasi bashkëshortja e tij kishte shprehur më herët shqetësime për ngacmime të pretenduara. Në këto rrethana, ai ka zbritur nga makina dhe është përballur me 31-vjeçarin, duke e goditur me mjet prerës disa herë. I riu ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, autori ka lëvizur me automjetin e tij tip “Audi”, të cilin e ka braktisur pak metra larg, ndërsa më pas është larguar me taksi së bashku me bashkëshorten. Policia ka sekuestruar mjetin dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...