14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

“Parandalimi është forma më e mirë e trajtimit” – 4 Shkurti, Dita Botërore e Kancerit

Katër shkurti shënohet çdo vit si Dita Botërore e Kancerit, një ditë për të rritur ndërgjegjësimin mbi parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ministria e Shëndetësisë nënvizon se kontrolli dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme. “Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit të rregullt mund të bëjë ndryshimin,” thuhet në një postim në Facebook, ku theksohet rëndësia e parandalimit si mënyra më efektive e trajtimit.

Mjeku Euglent Hoxha, onko-obstër-gjinekolog në QSUT, shpjegon se kanceri i qafës së mitrës është më i shpeshtë në fushën e kancerit gjinekologjik. “Për një periudhë disavjeçare, numri i rasteve të reja ka qenë 75-80 në vit. Sa më herët të zbulohet, aq më të mëdha janë mundësitë e kurimit dhe trajtimit,” tha Hoxha.

Historia e Ditës Botërore të Kancerit nis në vitin 2000, në Samitin e parë Botëror Kundër Kancerit në Paris. Në këtë event u nënshkrua dokumenti “Statuti i Parisit Kundër Kancerit”, që përmban 10 artikuj dhe përshkruan angazhimin global për përmirësimin e kujdesit, cilësisë së jetës së pacientëve dhe rritjen e investimeve në kërkimin, parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Kjo ditë synon të kujtojë rëndësinë e ndërgjegjësimit, edukimit dhe veprimit të hershëm në luftën kundër një prej sëmundjeve më sfiduese të shekullit të 21-të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...