11.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Parandalohet atentat i mundshëm në Vlorë, policia zbulon dy makina të vjedhura dhe bidona me benzinë

Një ngjarje e mundshme e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Vlorës, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë veprimeve operative, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një akti kriminal. Si rezultat, në një sipërfaqe ullishteje në Babicë e Madhe janë konstatuar të fshehura dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht një “Nissan” dhe një “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja.

Gjatë kontrollit të zonës janë gjetur gjithashtu edhe tre bidona me lëndë djegëse (benzinë), çka forcon dyshimet se mjetet do të përdoreshin për një ngjarje të rëndë kriminale.

Automjetet dhe provat e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime shkencore, ndërsa grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprës penale.

Policia thekson se operacioni është pjesë e masave parandaluese për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...