Policia gjermane ka parandaluar një incident të mundshëm para ndeshjes Itali-Shqipëri, duke ndaluar rreth 70 tifozë italianë në Dortmund disa orë para fillimit të ndeshjes.
Sipas mediave italiane, këta tifozë ishin të pajisur me thika, fishekzjarrë dhe sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.
Personat janë arrestuar dhe do të mbahen në paraburgim për 24 orë, pas së cilës do të merret një vendim nga gjyqësori lokal.