10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Parashikimet e ‘The Simpsons’ për Zgjedhjet Presidenciale Amerikane: A është Lisa presidente?

Teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale amerikane, fansat e “The Simpsons” kanë ngritur çështjen nëse seriali i famshëm ka parashikuar tashmë rezultatet e garës. “The Simpsons”, seriali më i gjatë i animuar në histori, ka fituar një reputacion për kapacitetin e tij të çuditshëm për të parashikuar të ardhmen. Disa nga profecitë më të frikshme që janë realizuar ndër vite variojnë nga robotët me AI që do sundojnë botën deri tek zgjedhja e Trumpit si president.

Një numër i përdoruesve të rrjeteve sociale kanë theksuar se një episod i transmetuar më 19 mars 2000, i titulluar “Bart to the Future”, mund të ketë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 5 nëntorit. Një përdorues shkruan:

“Ne të gjithë e dimë se ‘The Simpsons’ kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe ajo kryesisht vesh kostum vjollcë dhe aksesorë me perla, një veshje e ngjashme që pati Kamala Harris në inaugurimin e saj si zëvendëspresidente. Rastësi? Mendoj që jo.”

Kjo ka shtuar edhe më shumë spekulime në lidhje me ndikimin që ka pasur ky serial në kulturën pop dhe si ai vazhdon të ketë parashikime që ngjallin debate e diskutime për ngjarje të ardhshme. Me zgjedhjet që po afron, fansat e “The Simpsons” janë të etur për të parë nëse profecitë e këtij seriali do të bëhen realitet përsëri.

Në inaugurimin e Presidentit Joe Biden, më 20 janar 2021, Harris ishte veshur me një kostum ngjyrë vjollcë, veshje e dizajnuar nga Christopher John Rogers me këpucë të dizajnuara nga Sergio Hudson dhe një gjerdan nga Wilfredo Rosado. Në episodin ku Lisa zgjidhet presidente, ajo shihet e veshur me një kostum lejla dhe me një gjerdan me perla. Presidenca e Lisa-s, vjen pas një presidence të nënkuptuar nga Donald Trump, e cila shkaktoi një deficit masiv.

Lisa, si presidente në episod, thotë:

Siç e dini, ne kemi trashëguar një krizë buxheti nga Presidenti Trump.

Shikoni parashikimin e ‘The Simpsons’ dhe thanë diçka për Trump-in në këtë vit të 2024-ës dhe shikoni se Lisa Simpsons u bë presidentja e parë femër”, tha një person i tretë. Ndonëse shumë mendojnë se ‘The Simpsons’ kanë parashikuar fitoren e Harris, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate dhe Trump, janë tepër ngushtë në sondazhe për garën e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...