Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash deri të dendura duke nisur nga orët e mesditës.
Në orët e mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në zonën e veriut dhe relievet kodrinore – malore në lindje të vendit.
Më pas itensiteti i reshjeve rritet deri ne mesatar dhe hera-herës deri i lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave në zonën e veriut dhe qendër.