Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri te dendura. Reshje shiu me intenstet të ulët që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit, në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë relieveve malore në veri-verilindje dhe juglindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.