Moti në vendin tonë, pritet të jetë i kthjellët dhe me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës, deri në orët e pasdites në relievet kodrinore-malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.
Këto vranësira në relievet e larta malore, do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.