Anticikloni subtropikal vazhdon të përparojë drejt Europës juglindore, duke parashikuar temperatura të larta në fillim të muajit Prill në Shqipëri.
Ditën e parë të muajit (e hënë), moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në vendin tonë. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.