10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Tronditet Serbia, zhduket 2-vjeçarja, prindrit të dyshuarit kryesor

Prej disa ditësh Serbia është tronditur nga humbja e një 2-vjeçarje në qytetin Bori.

E mitura e quajtur Danka ka humbur në rrethana tejet kontradiktore për autoritetet pasi herën e fundit që është parë ka qenë në shtëpi.Për gjetjen e saj janë ngritur në këmbë të gjitha strukturat shtetërore, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Sipas mediave serbe, edhe pse ishin ata të parët që dhanë alarmin, dyshimi i parë i autoriteteve është tek prindërit e 2-vjeçares. Ndaj edhe sot, i ati, iu nënshtrua një testi poligrafik, të cilin e kaloi me sukses, por e ëma po ngjall dyshime.

Nëna e saj Ivana po i kalon ditët në stacionin policor, ku në katër raste është marrë në pyetje për orë të tëra për të kujtuar të gjitha detajet e rëndësishme që kanë të bëjnë me zhdukjen e vajzës së saj.

Për hetuesit është i çuditshëm fakti se ditën kur e mitura është zhdukur, ajo e ka nxjerrë shëtitje bashkë me djalin më të madh, edhe pse binte një shi i madh.

Gjithashtu, e ëma ka fshirë mesazhe të shumta nga telefoni i saj ditën e zhdukjes të së bijës, ndaj aparati i është sekuestruar dhe hetuesit po përpiqen që të rikthejnë bisedat e fshira.

Duke qënë se rasti i zhdukjes ka bërë bujë edhe në rajon, në Bosnje u arrestuan tre persona që kërkuan 50 mijë euro shpërblim me pretendimin se e kishin gjetur të miturën.

Pavarësisht mashtrimeve dhe pyetësorit që po i nënshtrohet nëna e të miturës, në terren vazhdon kërkimi.

Helikopterët ende fluturojnë sipër zonës duke përdorur kamera termike me shpresën se do ta gjejnë të gjallë të miturën.

Siç njoftoi dje “Blic”, sot zjarrfikësit janë gati të inspektojnë të gjitha sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve që të çojnë në liqenin e Borit, më pas, do të kontrollojnë edhe në liqen nëse ka shenja të të miturës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...