Moti në Shqipëri, do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.
Reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensive, në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore të territorit.
Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet Joniane.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore, ndërsa reshje më të pakta do të kenë zonat malore.