18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar: Dy të kërkuar për drejtësi, në dorë të autoriteteve shqiptare

Një 34-vjeçar dhe një 43-vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, janë ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri. 34-vjeçari Abedin Bacja, i dënuar me 5 vjet burgim nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, është ndaluar së bashku me dy shtetas të tjerë në vitin 2013, kur morën me forcë shtetasin A. Xh. në automjet.

Bacja dhe bashkëpuntorët e tij kishin kërcënuar babanë e shtetasit të kidnapuar për shumën prej 7500 eurosh, duke e kanosur për jetën e të birit. Autoritetet shqiptare kishin shpallur Abedin Bacja në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Gjithashtu, nga Mbretëria e Bashkuar është ekstraduar 43-vjeçari R.M., i cili është i akuzuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij për ngjarjen ku kishte goditur me send të fortë (levë hekuri) kunatin e tij dhe kishte dëmtuar automjetin e tij.

Me ekstradimin e tyre, këta dy persona janë dorëzuar autoriteteve shqiptare për të përballuar përgjegjësinë penale për veprat e tyre dhe për të përfunduar procesin gjyqësor në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...