Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Duke filluar pas orëve të mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra intensiteti deri mesatar në formën e shtrëngatave.