Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mënyrë të izoluar në veri do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 9m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.