Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.