Moti në vendin tonë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me vranësira, kryesisht në Jug të vendit si dhe kthjellime të herëpashershme në pjesën tjetër të territorit.
Në orët e mesditës dhe pasdites, parashikohen reshje të dobëta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në Jug të vendit, përqendruar në relievet malore.