Sipas MeteoAlb, masat ajrore nga veriu i Afrikës do të vijojnë ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe rrjedhimisht në Shqipëri duke kushtëzuar, mot të kthjellët dhe temperatura të larta mbi 30 gradë C.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë kalime vranësirash të lehta ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 32 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.