Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë terrirritorin e vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mesditës. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.