Sot vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Më pas reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.
Po ashtu edhe për ditën e Diel në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerën minimale 16 gradë celsius dhe atë maksimale në 31 gradë celsius.