Ditën e sotme, sipas MeteoAlb moti do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat e thella malore.
Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në pjesë më të madhe të vendit, por vranësirat e dendura do të mbeten prezent në pothuajse 80% të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 24°C.