Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Përsa i përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.