Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë të gjithë territorin shqiptar duke bërë që termometri të ngjitet në 39-40. Ndërsa pasditja sjellë zhvillim të vranësirave në skajin verior-verilindor duke krijuar mundësinë për rrebeshe afatshkurtra. Por pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 27ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 39°C.
Era do fryjë mesatare gjatë paradites por intensiteti bie pasdite duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.