Moti në Republikën e Shqipërisë do të karakterizohet nga kthjellimet, këto kushte atmosferike mbeten deri orët e para të pasdites kur në zonat malore shfaqen vranësia kalimtare, të cilat gradualisht përfshijnë edhe zonat e ulëta.
Ndërsa vija bregdetare mbetet me kthjellime. Këto kushte atmosferike vijojnë edhe gjatë natës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 24ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 38°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.