Vijojme në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizoterojne në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira kalimtare ndersa pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet me kthjellime.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 35°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 36°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.