9.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Partia Demokratike prezanton kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati, propozuar unanimisht nga strukturat e degës. Prezantimi i kandidatit Bushati, është bërë nga nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut, Enkelejd Alibeaj, shoqëruar edhe nga deputetët e Shkodrës e Lezhës, si dhe kryetari degës së PD Shkodër. Alibeaj në fjalën e tij e vlerësoi figurën e kandidatit Xhemal Bushati, që sipas tij është zgjedhja e duhur për Shkodrën.

“Rruga është e vështirë me ulje dhe ngritje. Shpesh kemi gabuar, por asnjëherë nuk jemi larguar nga vlerat e Partisë Demokratike. Prezantimi është e asaj çfarë na pret në 6 Mars. Është sfidë dhe sakrificë. Sfida është morale. Kemi pasur ne si Parti Denokratike kohë akoma dhe më të vështira se këto, por ia kemi dalë, siç do ia dalim edhe kësaj radhe. Partia Demokratike e ka stofin politik për t’i dal ballë këtyre sfidave, sidoms këtu në Shkodër. Dje isha në Lushnje, por pyetja në fund ishte: Shkodra ç’thotë? Kjo pra është ajo vlerë, ajo histori që Shkodra ka për Partinë Demokratike. Në këto 30 ditë, më e rëndësishmja është që të trokasim në derën e çdo shkodrani me ndershmërinë më të madhe. Pastaj garancia jetër është Xhemal Bushati, njeriu i mirë, njeriu i ndershëm dhe i respektuar. Nuk do të na fal asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve. Shkodra është e demokratëve dhe do t’u mbetet demokratëve” – tha Alibeaj.

Vetë kandidati për bashkinë më të madhe që votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i falenderoi demokratët e Shkodrës për besimin që i kanë dhënë dhe për të kjo është një përgjegjësi. Ai gjithashtu u shpreh besimplotë se më 6 Mars, Bashkia e Shkodrës do të fitohet nga Partia Demokratike.

“Mirdita të gjithve demokratë, anëtarë të Kryesisë dhe deputetë! Unë e mora këtë përgjegjësi vetëm nga ju. Ndjehem krenar dhe shumë i përgjegjshem per besimin që ju me keni dhënë. Unë ju falenderoj ju dhe të gjithë qytetarët e Shkodrës që po më mbështesin me sms në çdo moment. Ne jemi Partia Demokratike e Shkodrës dhe të gjithë bashkë do ta fitojmë Bashkinë e Shkodrës. Kjo për mua është shumë përgjegjësi. Ne do të punojmë të gjithë bashkë, për vlerat e ketij qyteti. Unë dyert e Bashkisë Shkodër i kam hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur. Ndaj ua garantoj që dyert do të jenë të hapura vetëm për qytetarët e Shkodrës dhe më 6 Mars jam shumë besimplotë që ne do të fitojmë” – tha Xhemal Bushati.

Xhemal Bushati u miratua si kandidat për bashkinë Shkodër nga kryesia e PD, pas propozimit unanim të tij nga strukturat e kësaj bashkie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...

Sánchez kundër ligjit izraelit: “Hap drejt aparteidit”, përshkallëzohet përplasja diplomatike

0
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të një ligji nga parlamenti izraelit që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e...

Tragjedi në Britani: 16-vjeçari kërkoi ndihmë online para se të humbte jetën, debat për...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mbretëria e Bashkuar, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, duke ngritur shqetësime mbi përdorimin e inteligjencës artificiale...

Macron synon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15 vjeç në Francë, debat për...

0
Presidenti francez Emmanuel Macron po shtyn përpara një nismë që synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke...

Gazetarja amerikane rrëmbehet në Bagdad, dyshime për lidhje me milicinë pro-iraniane

0
Një gazetare e pavarur amerikane, Shelly Kittleson, është rrëmbyer në Bagdad, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në rajon. Sipas raportimeve të BBC,...