29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Infetimet me COVID-19 në Kosovë/ Ministria njofton se janë regjistruar 1,721 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 5 shkurt se në Kosovë janë regjistruar katër viktima dhe 1,721 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Rastet e reja dolën pas testimit të 8,205 mostrave, që i bie se 20.97 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, janë shëruar edhe 2,704 pacientë.

Raste aktive aktualisht janë 30,097.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2,407 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 807,900 persona.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...