9.5 C
Tiranë
Friday, November 15, 2024
spot_img

Partia e Lirisë: Qeveria po i largon mjekët nga Shqipëria

Partia e Lirisë ka ngritur shqetësimin se politikat e qeverisë po kontribuojnë në largimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e bërë sistemin shëndetësor të vendit gjithnjë e më të pasigurt. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Florida Ymeri, theksoi se në vitin 2023, nga 5,000 mjekë që kishte vendi, gjysma e tyre janë larguar për në Itali dhe Gjermani, duke përbërë një humbje të madhe për sistemin shëndetësor shqiptar.

Ymeri renditi disa nga sfidat me të cilat përballen mjekët, të cilat përfshijnë paga të ulëta, kushte të papërshtatshme pune, mungesë investimesh në teknologjinë moderne dhe infrastrukturën mjekësore, si dhe mungesë medikamentesh të nevojshme për shërbim. Këto kushte i kanë detyruar mjekët të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit, duke u larguar masivisht.

Ajo gjithashtu përmendi se qeveria e “shëndetësisë falas” ka krijuar kushte të tilla që mjekët, duke pasur diplomën në dorë, nuk kanë mundësi zhvillimi dhe shpesh përballen me probleme të sigurisë sociale dhe besueshmërisë në drejtësi.

Partia e Lirisë paraqiti një program të detajuar për të përmirësuar sistemin shëndetësor, duke synuar rritjen e investimeve në sektorin shëndetësor, dyfishimin e pagave të mjekëve, përmirësimin e kushteve të punës dhe krijimin e mundësive për zhvillim profesional. Ymeri gjithashtu theksoi rëndësinë e rikthimit të spitalëve rajonalë në funksion dhe krijimin e politikave që do të inkurajonin mjekët e rinj të mbesin dhe të kontribuojnë në Shqipëri.

Sjell sot një nga problematikat më shqetësuese që po përballet vendi ynë – largimin e mjekëve nga Shqipëria. Fenomen ky, që përben largimin e trurit, dhe po sjell një rrezik real për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve , si dhe një kërcënim për të ardhmen e shëndetësisë ne Shqipëri.

Sipas statistikave nga Instat numri i mjekëve ne vitin 2023 ishte rreth 5000 ku ndërkohë 50% e tyre punojnë vetëm ne dy prej shteteve Europiane, 1500 ne Gjermani dhe 1000 ne Itali.

Sfidat me te cilat përballen mjeket tanë janë të shumta; profesionale dhe personale.

Paga e ulët,

kushtet e punës të papërshtatshme,

mungesa e investimeve në teknologji moderne dhe infrastrukturë mjekësore,

mungesa e medikamenteve baze për te dhëne shërbimin

mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional

këto janë disa nga arsyet kryesore që i detyruan mjekët të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit. E sot qeveria e “shëndetësisë falas” po i dëbon mjeket nga vendi i tyre duke i detyruar specialistet që kanë mbetur te zgjedhin midis punësimit ne shtet apo privat si dhe duke marre peng diplomat e mjekeve te rinj te cilët ende ne vitet e para po zgjedhin te shkojnë jashtë vendit për te përfunduar studimet dhe investuar ne profesion.

Këto sfida intensifikohen nga mungesa e sigurisë sociale dhe mosbesimi ne sistemin e drejtësisë kur shpesh here mjeket janë vene ne qendër te sulmeve dhe jo vetëm, por duke I burgosur ata me ligj për 3 vite pas studimit qe te punojnë te detyruar pa patur mundësi te zhvillohen dhe te sjellin novacione nga jashtë.

A mund ta ndalojmë këtë trend të rrezikshëm?

Partia e Lirisë vjen me një program te detajuar me 5prioritete për 4 milionë shqiptare + , ku programi për shëndetësinë synon për përmirësim ne sistemin publik.

Duke programuar rritje te investimeve në sektorin shëndetësor ne mesataren e rajonit 6% te prodhimit te brendshëm bruto. ; 2-fishimi I pagave, Përmirësimi I kushteve te punës, dhe duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi profesional me koleget ne perëndim.

Duke krijuar një infrastrukture shëndetësore më të mirë e duke kthyer ne jete spitalet rajonale, te cilet dita ditës po tkurren.

Gjithashtu hartimi i programeve që i inkurajojnë dhe mbështesin mjekët e rinj të punojnë në Shqipëri, duke ju ofruar mundësitë me te mira te zgjedhjes qe te kontribuojnë në vend.

Mjekët janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë. Janë ata që na qëndrojnë pranë në momentet më të vështira, ata që punojnë çdo ditë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin tonë. Dhe ne si force politike duhet të sigurohemi që mjekët tanë të kenë kushtet dhe mbështetjen që meritojnë për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme këtu, në Shqipëri dhe pse jo duke e bere Shqipërinë një shembull te mire për vendet e rajonit.

Partia e Lirisë kërkon të sigurojë që mjekët të kenë mbështetje dhe mundësi për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT