14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Aksident në aksin Fier-Seman, një i plagosur, automjeti përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Ferma e Çlirimit”. Dy automjete janë përplasur, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit “Mercedes”, një 69-vjeçar, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve nga policia, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, kur shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përfshirë në përplasje me një automjet tjetër, të drejtuar nga shtetasi E. G., 19 vjeç.

Drejtuesi i mjetit “Mercedes” është plagosur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...