Një ngjarje e pazakontë nga Nagoya, Japoni, rikthehet në qendër të mediave pas zhvillimeve në një çështje kriminale të vjetër.
Në 13 nëntor 1999, Takaba Namiko, 32 vjeçe, u vra në apartamentin e saj, ndërsa djali dyvjeçar mbeti i padëmtuar. Rasti mbeti i pazgjidhur për më shumë se dy dekada.
Bashkëshorti i saj, Takaba Satoru, vendosi të vazhdonte të paguante qiranë e apartamentit për të ruajtur skenën e krimit dhe provat për analiza të mundshme në të ardhmen. Ai shpenzoi rreth 22 milionë jen gjatë 20 viteve dhe ndërkohë shpërndante fletëpalosje dhe jepte intervista për të mbajtur gjallë vëmendjen publike.
Falë analizave të reja të ADN-së dhe rivlerësimit të provave, në tetor 2023, policia arrestoi një grua, ish-shoqe shkolle e burrit, që dyshohet se kreu krimin nga xhelozia.
“E bëra që djali im të mos më pyeste një ditë pse nuk bëra gjithçka për të gjetur vrasësin e nënës së tij”, u shpreh Satoru, duke treguar gëzim për drejtësinë e arritur.
Ai ndau gjithashtu fotografi të djalit të tij, i cili së fundmi u martua me vajzën e një prej mikeshave më të ngushta të gruas së ndjerë, duke shtuar: “Kushedi sa e lumtur do të ishte ajo!”






