7.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Pas 3 vitesh betejë ligjore, Spanja pranon të dorëzojë zemrën e shqiptarit Saimir Sula

Autoritetet spanjolle duket se kanë pranuar t’i dorëzojnë Shqipërisë zemrën e 31-vjeçarit Saimir Sula i cili humbi jetën në një spital të Barcelonës në 20 maj të vitit 2020. Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, së fundi ka marrë një vendim të cilin ua ka përcjellë edhe autoriteteve shqiptare, ku kërkon informacione mbi mënyrën e transferimit të zemrës në Shqipëri. Në vendimin e gjykatës spanjolle, konfirmohet se organi i zemrës, ndodhet në Institutin Kombëtar të Toksikologjisë dhe autorizohet ky institucion si pikë kontakti me Shqipërinë.
Gjykata kërkon që sa më shpejt të jetë e mundur, të njoftohen autoritetet mbi mënyrën e konservimit dhe mjetet e nevojshme teknike për të bërë transferimin në vendin pritës në Tiranë. Në maj 2020, Saimir Sula, shkoi në spitalin del Mar në Barcelonë për një test PCR pasi kishte temperaturë, por nuk doli i gjallë më prej aty. Kur trupi i tij u riatdhesua, ekspertët e mjekësisë ligjore në Tiranë bënë zbulimin befasues se Saimirit i mungonte zemra. Familjarët e të riut paraqitën denoncim në prokurorinë e Tiranës për trafikim organesh.
Pas tre vitesh padi dhe letra mes autoriteteve spanjolle dhe shqiptare, tashmë të dy vendet duket se po finalizojnë transferimin e organit. Por motra e të riut, Majlinda Sula, ka kërkuar një test ADN-je në Spanjë për tu siguruar se zemra është e vëllait të saj, kërkesë që i është refuzuar. Për ngjarjen kanë shkruar së fundi edhe mediat spanjolle që thonë se autopsia, e kryer nga Instituti Katalanas arrin në përfundimin se vdekja e 31-vjecarit “ishte pasojë e arrestit kardiak për shkak të ateromatozës koronare subkritike“. Majlinda Sula, motra e Saimirit, dyshoi që në fillim se diçka e çuditshme kishte ndodhur. “Më telefonoi dhe më tha se po trajtohej keq, ndaj nuk pranova të firmosja një letër që më dhanë më pas që trupi të digjej”, ka thënë motra e 31-vjeçarit për El Pais.

‘Emigracioni’ përçan BE-në
LEXO EDHE:
‘Emigracioni’ përçan BE-në

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...