8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Pas 4 muajsh luftë/Putin ‘Të gjithë duhet ta dinë se ne, në parim, nuk kemi filluar ende ndonjë gjë serioze në Ukrainë’

“Të gjithë duhet ta dinë se ne, në parim, nuk kemi filluar ende ndonjë gjë serioze në Ukrainë”. Kjo është deklarata më e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin, në një takim me drejtuesit e Dumës së Shtetit.

Një deklaratë që mund të habisë, nga momenti që përllogaritet se ushtria ruse ka humbur sipas burimeve ukrainase më shumë se 36 mijë ushtarë, mijëra mjete ushtarake dhe çdo kredibilitet ndërkombëtar.

Por qasja e Kremlinit më shumë se një konstatim nga fushëbeteja ukrainase duket si një sfidë e re ndaj Perëndimit, dhe ndihmave gjithmonë e më të mëdha ushtarake që këto vende po i japin Kievit.

“Në qoftë se dëshirojnë të na mundin në terren, ta provojnë”, ishte provokimi ri i Putin, që shërben edhe si një dozë optimizmi për përkrahësit e tij, dhe një shenjë force në një moment delikat për fatin ngjarjeve në Ukrainë.

Rusët kanë pushtuar tashmë rajoni e Luhanskut, dhe analistët mendojnë se në disa javë edhe rajoni i Donetsk mund të pësojë të njëjtin fat, duke vënë nën kontrollin e Moskës të gjithë Donbasin.

Ndërkohë, për herë të parë nga fillimi i asaj që nga Kremlini cilësohet si “operacion special”, rusët janë ndalur duke mos avancuar, shenjë e një pushimi taktik për të çlodhur trupat dhe për t’u riorganizuar.

Pas qyteteve si Sloviansk dhe Kramatorsk, që gjithsesi mund të mbajnë në dyluftime trupat e Moskës për javë të tëra, nuk ka më qendra banimi që mund të mbrohen por vetëm ara dhe kullota deri në lumin e madh Dniestr, që ndan vendin në dysh. A do të ndalojnë rusët në Donbas apo do të duan të kontrollojnë sa më shumë territor, edhe me synimin e diskutimeve për paqe në të ardhmen , kjo mbetet për t’u parë.

Një sinjal e dha vetë Vladimir Putin dje. “Ukrainasit refuzojnë bisedimet, por duhet të dinë se sa më shumë do shkojmë përpara, aq më e vështirë do të jetë të negociosh me ne”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...