17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Pas bllokimit të rrjeteve sociale në Rusi, rusët do të lançojnë ‘Rossgram’

Me qindra media dhe rrjete sociale janë bllokuar në Rusi – një përpjekje kjo që duket se ka për qëllim të bllokojë protestat e brendshme. Madje në fillim të javës, një gjykatë në Rusi e konsideroi Meta-n, kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, si “ekstremiste”. Të dy platformat janë ndaluar në Rusi. Çfarë po përdoret atje?

Shumë përdorues mund të kenë akses ende në Facebook, Instagram dhe faqe të tjera të bllokuara përmes programeve të ndryshme (VPN). Të tjerë, po përdorin alternativa në pronësi të rusisë si Vkontakte dhe Odnoklassniki, megjithatë këto platforma ofrojnë shumë pak përsa i përket fitimeve.

“Nëse mendoni për brezin e ri që përdor Instagram dhe Facebook për vetëpromovim, fitim parash – Vkontakte ose Odnoklassniki – nuk janë platforma që janë të lidhura me këtë audiencë të re prestigjioze progresive,” tha për Euronews Dr. Galina Miazhevich, një pedagoge e Gazetarisë, Medias dhe Kulturës në Cardiff University.

“Pra, tani, audienca më e re po shqyrton se çfarë të bëjë si në aspektin e monetizimit ekonomik, por në të njëjtën kohë, edhe të sigurisë.”

Së shpejti do të lançohet Rossgram, një version rus i Instagramit. Nëse reklamimi do të jetë i mundur në Rossgram, më shumë përdorues mund ta përdorim për të gjeneruar të ardhura.

“Kjo do të thotë se edhe një herë, vendi do të zhvendoset drejt një perdeje të hekurt dixhitale, ku ka platforma të brendshme, argëtim vendas, komunikime të brendshme të miratuara nga shteti dhe gjithnjë e më pak akses në informacionin real të asaj që po ndodh,” tha për Euronews Rashid Gabdulhakov, një asistent profesor në departamentin e medias në Universitetin e Groningenit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...