15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Pas daljes së Ermijonës, Luizi u kthehet keq Oltës dhe Deas

Dalja e Ermionës ditën e sotme nga shtëpia e “BBV” duket se e ka mërzitur shumë Luizin .

Veçanërisht kur shumë prej banorëve nuk shkuan për t’u përshëndetur me të, përfshirë edhe Kiarën, ka bërë që Luizi të mbajë distancë me shumë prej tyre.

Gjatë një diskutimi që ata patën në oborr, Luizi e vuri fare mirë në dukje se është i interesuar më shumë për lojë tani e tutje dhe se do të evitojë shpërqendrimet e mundshme nga banorët, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për Kiarën.

“Unë po zgjedh. Po fitoj Big Brotherin, Kiara, takohemi jashtë sa të dalë dhe vazhdojmë ku e lam…dashtë e në mos dashtë…”, tha këngëtari.

Në një moment, Olta iu drejtua Luizit duke e pyetur: “Po heq dorë nga Kiara?”.

Në atë moment Luizi nuk është përmbajtur dhe ka ‘shpërthyer’ në ofendime duke i thënë fjalë banale të tipit: “Pse han m*t pash Zotin”.

Vetëm pak kohë më pas ai ka nisur një debat të nxehtë edhe me Deamishelin, e cila e ka provokuar e para duke i thënë: “Do e fitosh Kiarën për fitore kur të dalësh jashtë”.

Dhe Luizi i ishte kundërvënë duke i thënë: “Po ti do e marrësh Amosin kur të dalësh jashtë, t’i thuash se si i hipe Shpatit”.

Ajo më pas i tha këngëtarit Ejlli se po bënte shaka, gjersa ai ia ka bërë të qartë që të mos merret me të dhe ta sulmojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT