Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër të dyshuar për vrasjen në lokalin “Kobra City” në Prizren më 3 janar.
31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu humbi jetën dhe shoku i tij mbeti i plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren. I dyshuari kryesor për vrasjen është pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra”.
“Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.