Gjatë spektaklit të kaluar të “Big Brother VIP”, Olta dhe Efi patën një përplasje të ashpër dhe situata u duk se eskaloi.
Mes toneve të ashpëra e ofendimeve ato nuk pranuan as provën e javës, që kishte te bënte me përkujdesjen ndaj një kukille bebeje.
Kështu, atyre iu caktua një darkë ku të sqaronin gjitha keqkuptimet. Të ulura përballë njëra-tjetrës, Efi dhe Olta folën rreth gjithçkaje.
Olta iu kthye momentit të asaj nate duke thënë se Efi tentoi ta gjuante me këmbë.
“E para mu duk sikur u bëre gati të më gjuaje me këmbë, jo me dorë. Përceptimi im i djeshëm ky ishte që u bëre gati të më gjuaje nga këmbët. E dyta, është një gjë shumë e shpifur. Mua më është duk nuk jam e sigurt këtu, ndoshta edhe nga tensioni, mu duk sikur u bëre gati të më pështyje. Bëre ca gjeste me gojë dhe mu duk sikur ishte gati. Mbase nuk kam parë mirë se tensioni ishte shumë i madh”, tha Olta.
Nga ana tjetër, Efi iu përgjigj duke thënë: “Më vjen shumë keq që ti ke një lloj impakti dhe mendimi të tillë për mua”.
Ato u duk se sheshuan gjërat mes tyre dhe ranë dakord që t’i japin një tjetër mundësi raportit të tyre.